Pyetësor: Kë do të votoni në 2009-ën?
12 December 2008
Të nderuar vizitorë të www.gazetalibertas.com,
Në këtë faqe on-line keni mundësinë të shprehni pikpamjet tuaja, në privaci të plotë.
Opinioni juaj ka një vlerë të pallogaritshme për analistët, opinionin publik në tërësi, median, dhe me siguri edhe për klasën politike problematike shqiptare dhe vëzhguesit e saj, brenda e jashtë vendit tonë.
Ju falenderojmë!
Për kë do të votoni në 2009-ën?
- PD/PR/PA/PLL/PBLD/PAD/PBDI (40%, 2,128 Votes)
- PS/G99/PSD/PDS/PBDNJ (40%, 2,119 Votes)
- LSI/PSV'91/PGJ/LDLNJ/PTR/PDE (7%, 378 Votes)
- Nuk e di (4%, 202 Votes)
- Do abstenoj (4%, 200 Votes)
- Lista Ngjela (2%, 130 Votes)
- Poli i Lirisë (PDK/LZHK) (2%, 105 Votes)
Total Voters: 5,262

sinqerisht nuk e di….
Sinqerisht edhe une nuk e di!
Per fat te keq opozita aktuale me ne krye Edi Ramen (per mendimin tim) ka nje imazh jo serioz. Gjynah! per te ardhur keq. PS Ka goxha elektorat.
Nga ana tjeter, PD ka disa figura politike vertet premtuese si B. Topi e me shok, ama per aq sa kohe sa S.Berisha te jete ne krye te kesaj partie..sdo ta votoja gjithashtu.
Nje gje eshte e sigurt: AS QE DO TE ME SHKONTE NE MENDJE TE VOTOJA PER PBDNJ (Pa dashur te shtoj komente pasi arsyet dihen)
Akoma se kam vendosur. Po pse PAD eshte ne koalicion me LSI?
peshperitet se mund te jete ne nje koalicion me L.S.I.-ne, por megjithate nuk eshte nje skenar zyrtar.
Eshte nje pyetje shume dilematike kjo.. perderisa nuk kemi alternative zgjedhjeje , atehere duhet te vendosin per te votuar te keqen me te vogel .. por a eshte e ndershme kjo, se pari per ne si intelektuale qe kerkojme nje demokraci liberale bazuar ne legjitimitet, dhe se dyti per Shqiperine qe kerkon te hyje ne BE si partner i denje dhe i barabarte me shtetet me te zhvilluara. Mendoj se do votoj per PD, e shoh qe kane punuar, jo aq sa duhet por te pakten diçka eshte bere..edhe pse duhet punuar me shume ne arsim dhe ne punet sociale te vendit, jo vetem ne diplomaci…Per PS, do thoja qe nuk ka nje projekt konkret dhe eshte e perçare..prandaj nuk e shoh si mundesi zgjedhjeje..
E verteta eshte se akoma nuk kam vedosur per ke do e hedh voten.Sot pushteti konsiderohet si nje torte ku te gjithe luftojne per te mar nga nje pjese.Opozita e sotme nuk ka nje program specifik per qeverisjen e shqiperise.Dhe mednoj se simboli i fushates se te majtes do jete ndryshimi i qytetit te tiranes dhe vetem kaq.
LUFTA PER KARRIGE KA NISUR PA HIPUR AKOMA NE PUSHTE
Kisha disa komente per G99.Mendoj se Erjon Velia perdori nje strategji te “bukur” per ta arritur aty ku eshte sot.Perdori sinqeritetin e disa qytetareve te shqiperise qe mbeshtetn nje levizje (MJAFT), edhe pse edhe une me pare kisha simpati per kete levizje. Por dalngadale kuptova qe ky njeri ka ambicje, synon te shkonj diku, te bej karrjere politike, te hipi ndoshta edhe ne majat e politikes shqiptare.Duke ja kaluar miqeve te tij levizjen MJFT.
Mbaj mend nje pergjigje publike te Veliajt, se kur do perfundonte kjo levizje?
pergjigjia e tij ishte:
-Mjafti do ndaloj se funksionuari atehere kur qytetaret mos te dalin ne shehshe per te thene MJAFT dmth. kur qytetarert do jene te kenaqur me qeverisjen e vendit te tyre.
Por se besoj se ka qene kjo e verteta. Mjafti do pushoje se ekzistuari kur Erjon Veliaj te arrije objektivat e veta politike personale, sepse nuk besoj qe dikush te mbeshte nje “barrjere politike” qe neser do te jete nje pengese per te.Dhe nuk besoj se Erjon Velia nuk ka influence sot ne levizjen MJAFT ashtu si nuk besoj se Fatos Nano nuk ka influence ne partine socialiste.
Une sma ha mendja te votoj se jetoj jashte,por aman akoma Xhaxhi saliun do votoni?Nuk zute mend akoma e larguam 97 dhe e risollem prape me shpresen se kishte ndryshuar,po nuk e shihni si sillet ne partine e tij me median etj etj,”Ujku qimen e nderron por zakonin se harron”po pse mos ti jepet mundesi Rames apo ka bere pak per tiranen????E perseris une jetoj dhe punoj jashte dhe nese ne pushtet vjen sala o rama nuk me ndryshon gje sepse une ushqehem me krahet e mija dhe ato sme bejne derman,por ju qe jeni atje dhe haseni cdo dite me budalliqet e tij cdo dite leshon nje gomarllek,nese iken ai ndoshta Pd kthehet taman parti demokratike sepse per mua duhet te kete emrin parti komuniste sepse cdo element qe del kunder aty”E kapin prej zhelesh jashte”
Ne se do te vendosja ne baze te pikpamjeve te mija politike ,do te votoja per te majten ,por nese do te vendosja ne baze te realizimeve qe secila force politike ka arritur kur ka patur pushtetin ,nuk do te votoja per asnjeren ,por votoje apo nuk votoje une dikush do ta arre pushtetin ,atehere me shpresen se vitet e kalura ne opozite dicka i kane mesuar te majteve do te votoje per ta .
Do te votoj LSI per arsye qe te futet nje trend i ri ne politiken shqiptare, mjaft me me PD dhe PS, dolen bojesh sado qe i ndryshojne figurat por fryma mbetet po e njejta. Prandaj edhe une jam me LSI,
Do votoj PS-ne. Eshte forca politike qe jo vetem ka elektoratin me te madh ne Shqiperi, por ka edhe programin qe do t’a coje Shqiperine ne gjirin e Evropes, te barabarte me gjithe shtetet e tjera dhe qytetaret shqiptare do t’i beje qytetare te Evropes Demokratike. Shpresoj qe te mos jene shtuar ata qe nuk duan shtet ligjor dhe qe kane votuar deri sot PD-ne. Pse them keshtu? Sepse PD-ja ka dhe do te kete ne krye Sali Berishen. Ky person eshte personi i gabuar ne vendin e gabuar ne kohen e gabuar. Ky duhet te ishte me bluze te bardhe (mjek), pasi thone qe ka qene kardiolog i mire (?!). Kush dreqin e rekomandoi ne ate vend qe eshte sot? Arben Imami, ne kohen kur ishte ne opozite me Saliun, ka thene te vetmen fjale te mencur: “Shqiperia eshte e semure dhe semundja e ka emrin Berisha”. Me 28 qershor, ky cinik, mashtrues, genjeshtar, i korruptuar deri ne palce, i paafte, hakmarres, joserioz, i papergjegjshem, karagjoz, i paedukate, i pabese, mburravec, autoritarist, karierist i semure, i c’ekuilibruar menderisht, jam i sigurt se do zbrese nga kali. Ose me mire te them, do t’a zbresin nga kali.
Kam qene e majte, per interesat e mija u bera me te djathten e mola te djathten kete lope te majme, tani qe do te nderrojne pushtetet do te kaloje me LSI.
Po per ke te votojsh mor aman, me mire rri ne shpi se te harxhosh voten per keta qe kemi ne.
Eeeeeeeeeeeejjjjjj, humbje e madhe per LSI iku Esmeralda Uruçi.
Ç`budalluçke, nuk e kishte kuptuar ajo se duhet te ishte larguar me kohe.
E kur shkelqeu ajo ?. Njerezia thone qe nuk i ze prapanica vend Esmeraldes. Te pakten te vleresonte zemergjeresine e Ilir Metes qe i kishte besuar te drejtonte nje rreth…Ne moshen qe eshte ajo nuk i duhet as dreqit tani.
Do te votoj PD ne krye me Sali Berishen,
edhe pse jam 100 % se PD do te kete nje fitore mahnitese mbi 55%, do ti kisha propozuar te fute edhe lsi ne pushtet
Situata te ngjashme ka ne çdo krah i dashur. Nuk ka nje te zgjedhur nga PSD-ja ne komuna apo ne institucione kryesore, si Komision Kthimi Pronash, Komuna Kashar, etj etj, ne keto vite, qe sot s’ndodhet ne burg ose nen hetim ose qe ka bere skandale me tokat e kthimet e lulishteve ne Tirane, e PSD-ja, siç e di besoj, eshte aleati nr 1 i PS…??? Nje ish-zevendes minister arsimi, sot Zv.Kryetar i keshillit bashkiak Tirane, kur qe ne Ministri kerkonte 5 mije euro vetem qe nje firme ta takonte, pra qe ky ta merrte parasysh si subjekt. Sot ky, i pudrosur e i ngrefur eshte tribun i opozites….nje palaço tjeter nga PSD-ja. Pa fol per ato dhjetra e dhjetra emra super te perfolur per abuzime me telekom, afera te ndryshme, dogana, tatime (nga tatimet ke nje kampion korrupsioni qe eshte figure e re tek PDS-ja e Milos) apo njeri i kabinetit nano, 2 here Minister i tij, djali i nje xhandari te nomeklatures, i akuzuar per skandalin e pasaportave, qe sot cicerojne nen siglen Socialistet e Shekullit te Ri….Pra ka tek te gjithe nga te gjitha. Pa fol per maxhorancen apo vete PD-ne qe eshte plot fare. Pra merre me qetsi dhe mirkupto edhe dyshimet dhe rezervat e te tjereve…
zoti elton…..edhe rama flet per politike te re, por po mbeshtetet fuqishem te gramoz ruci, fatmir xhafajn dhe skender gjinushi…Rama kishte shansin e arte qe ti jepte hov politikes se re, duke vijuar bashkepunimin e sukseshem qe pati me meten ne vitet 2000-2001, apo edhe ne 2007-en. Por rama i etur nga etja per pushtet zgjidhi te prishte marreveshjen e njeanashme me pafytyresine dhe mosmirenjohjen me te madhe, me aleatin kryesor LSI, e cila ishte forca percaktuese per fitoren e tij ne zgjedhjet e 2007-es.
po ku te mbeshtetet mor “NANI” ?, politikan nuk behesh brenda dites, politika eshte art e nuk eshte ashtu sic e mendon ti. ku e sulmoje Nano Ramen ne daljen e fundit ?- pikerisht tek menyra e te berit politike ?- jane te rinje ata djemte qe drejtojne ate sektor ne ate parti, prandaj duhet alternuar te rinjte me te vjetrit.
Libertas ka nje informacion qe koalicioni LSI-PSV’91 mund te kandidoje Themie Thomain ne qarkun e Lushnjes!!!!!!! (ish anetare e Byrose Politike ne se nuk gabojme). Urojme qe kjo te mos jete e vertete….:-)
edi rama beri aleance me djallin, Sali Berishen dhe ndryshoi Kushtetuten. Edi rama ka pergjegjesi qe percau te majten, dhe nuk kontriboun per bashkimin e saj
Gjithnmone sa here qe kam votuar, kam votuar per PS. Nese do votoja kete vit do votoja per koalicionin e majte, ku ben pjese edhe G99, sepse me duket nje force e re me shume prespektiva.
sa here qe ju Ramisteve, ju del ndonje ze kunder, filloni dhe beni gam-gam per financimet…..Pse nuk e ben kete pyetjen ti elton, per mediat qe kontrollon dhe financon Edi Rama?!!!!!!!!!!
Per gazeten Libertas te kesh respekt, se eshte e vetmja gazete e balancuar ne treg
Pasi pashe emisionin “Opinion” voten time do ta jape per te rinjte dhe nuk perjahtohet mundesia ta jape per GAY 99