L’Italiano-Libertas, vazhdojnë urimet
15 September 2009
Vazhdojnë të mbërrijnë ende urime dhe përgëzime për botimin e suplementit mbi Ballkanin, “L’Italiano”, në bashkëpunim me gazetën e përditshme shqiptare “Libertas”. Përshëndetjes së pak ditëve më parë, nga senatori Di Girolamo dhe asaj të bërë nga eurodeputeti Aldo di Biaggio, iu janë bashkuar edhe ato të senatorëve Giordani e Caselli, si dhe ajo e Basilio Catanosos. Ndërkaq, urime mbi këtë iniciativë të re mediatike ka dërguar edhe kryebashkiaku i Romës, Gianni Alemanni, ministri i Rinisë, Giorgia Meloni, nënsekretari i tij, Roberto Menia, si dhe europarlamentari Carlo Fidanza. Që të gjithë e vlerësojnë këtë nismë, si një veprim që duhet përshëndetur dhe që duhet të gjejë mbështetje, për vazhdimësi në të ardhmen.

KOMENTET E FUNDIT: