Nënshtetësi fëmijëve të emigrantëve
“Fëmijët që lindin dhe rriten në Greqi nuk kanë atdhe tjetër dhe ndihen grekë, pavarësisht nga origjina e tyre, duhet të kenë të drejtën të marrin nënshtetësinë greke.” Kështu, fushata elektorale në Greqi ka rimarrë argumentin e emigracionit, duke tentuar që ta integrojë atë si pjesë të problemit politik në vend. Pika kritike e kësaj lëvizjeje emancipuese është dimensioni prej manovre që ajo fiton, po të vihet në referencë të traditës së afërt politike të Greqisë. Është më se i njohur fakti se disa prej fitoreve elektorale në Greqi, në këto 10 vitet e fundit, janë përftuar si pasojë e dhënies së nënshtetësisë në bllok për kategori të tilla, si grekët e Pondit (Rusi) dhe loja me kartat e homogjenit për minoritarët e Shqipërisë. Premtimi i Papandreut, edhe pse merr përsipër një risk politik, pasi ai paralajmëron qytetarët grekë se rreth 250 mijë fëmijë, kryesisht shqiptarë, do të gëzojnë të njëjtat të drejta, sërish shfaqet si një strategji që synon shtimin e numrit të votuesve. Nuk mund të neglizhohet në këtë lëvizje edhe një pretendim që synon të afishojë përkatësinë e majtë të politikave të PASOK-ut, në ndryshim nga e djathta greke, e cila, së fundmi, po sheh rritjen e një partie ultrakonservatore, si LAOS.

KOMENTET E FUNDIT: