Digjet në Kosovë flamuri i F.Y.R.O.M
Enciklopedia maqedonase, përtej deklaratave kundërshtuese të ditëve të fundit, duket se e ka çuar zemërimin e palës shqiptare deri në atë pikë sa të shkaktohen edhe incidente të padëshirueshme në rajon. I tillë ka qenë ai i djegies së flamurit shtetëror të Maqedonisë, në stadiumin e Prishtinës, në shenjë revolte ndaj Enciklopedisë fyese për shqiptarët, të botuar dy javë më parë. Flamuri është djegur, pas ndeshjes së djeshme të futbollit, midis ekipit të Prishtinës dhe Vllaznimit, e zhvilluar në kryeqytetin maqedonas. Flamuri thuhet se është djegur nga tifozët e skuadrës së Prishtinës, ndërsa në stadium ka pasur edhe parulla antimaqedonase. Ngjarja nuk ka qenë aspak e këndshme dhe ka shkaktuar menjëherë reagimin e palës zyrtare maqedonase, e cila, përmes Ministrisë së Jashtme maqedonase, ka drejtuar thirrje për ulje të tensioneve ndaj shqiptarëve. “Në këto momente të ndjeshme çdo hap, i cili ndërmerret, duhet të jetë në drejtim të zbutjes së tensioneve, dhe jo të ndezjes së tyre të mëtejshme”, - thuhet në reagimin e institucionit diplomatik maqedonas, ndërsa shtohet se veprime të tilla ekstreme duhen dënuar nga të gjithë.

KOMENTET E FUNDIT: