Zinxhirët dhe modeli presidencial
Nga Anila Prifti - Shqiptarët janë nevrikë. Irritohen njësoj: si kur marrin pjesë në kortezhin e gjatë të një ceremonie varrimi, ashtu edhe pas dyerve të maternitetit, në pritje të lindjes së fëmijës… Portreti i tij sa është i ekzaltuar aq edhe ka mllef. Kështu, dy ditë më parë, pasi historia e familjes nga Peshkopia bëri xhiro në të gjitha mediet e botës, doli e u prononcua edhe Presidenti Bamir Topi. I irrituar, për mbajtjen lidhur për 20 vjet me radhë të dy vajzave të sëmura në Peshkopi, po aq i shqetësuar u tregua për femrën shqiptare, e cila, sipas tij, tashmë duhet të emancipohet, por edhe të ketë fizionominë e misionares Nënë Tereza. Këtë të fundit po e lëmë ta diskutojmë njëherë tjetër, atëherë kur edhe Presidenti të kujtojë se shoqëria shqiptare, në përqindje më të madhe i përket besimit mysliman e, me këtë tezë të kreut të shtetit, mund të ndiheshin të fyera. Sikurse po anashkalojmë edhe paralelizmin e tij, midis emancipimin të femrës shqiptare dhe dy grave në zinxhir(!) Ndaj, këtë herë po mundohemi të kuptojmë çfarë donte të thoshte presidenti i një vendi me 3.5 milionë banorë, përballë faktit anormal e tragjik të izolimit të dy femrave, ndërsa deklaroi se “kjo është e pafalshme për të gjithë..!”. Sa për të informuar lexuesin, fjala është për një tjetër histori fatkeqe të frikshme në vendin tonë. Pas rastit në Levan të Fierit, të 25-vjeçarit, i cili jetoi për tre vjet më radhë i lidhur në zinxhir, për shkak se gjyshërit kishin frikë mos ai sulmonte në agresivitet fqinjët, një tjetër ngjarje në Maqellarë të Peshkopisë e bëri të flasë publikisht edhe Presidentin. Dy motrat, Thëllënza dhe Fidane Keshi, përkatësisht 47 e 38 vjeçe, të cilat mendohet se jenë të paafta mendërisht, 20 vjet me parë u lidhën nga babai i tyre, Dine Keshi, me pretendimin se, kur të dilnin në rrugë, njerëzia do të tallej me to. Jo vetëm për këtë arsye, por plaku, në kushtet mjerane ekonomike, zgjodhi jetë të re për dy vajzat e tij, edhe për shkak se do t`i duhej të endej në kërkim të tyre, për shkak të pasojave të sëmundjes, ndërsa i duhej kohë të punonte për të siguruar ushqimin për to. Më pak fjalë, ky fshatar, në kushtet e pamundësisë për të gjetur një strehë a përkujdesje profesionale për të bijat e sëmura, vendosi të jetojë me familjen në një mënyrë krejt të tijën, vetëm pse tashmë rastësisht merrnin frymë, por, si qenie të gjalla, duhej të ushqeheshin, të pinin, të flinin…
Mbase ka ardhur koha kur shqiptarët do të kenë gjithnjë e më shumë hapësirë, për të rrëfyer për vetveten. Dhe jo vetëm se, në këtë rast po i ndihmon Presidenti Topi, por se zbulimi i një rasti të dytë zinxhirësh, vetëm brenda pak ditësh, do të pasohet me pafundësi historish të ngjashme në tërë vendin. Pra, do të kenë rastin të dëshmojnë që e kanë kuptuar se duhet ta njohësh vetveten, më qëllim që më lehtësisht të të njohin e t’i njohësh të tjerët. Ngjarja në Maqellarë të Peshkopisë, apo të tjerat para e pas saj, as më pak e as më shumë dëshmojnë mungesën e institucioneve shtetërore, më së paku prej 20 vitesh. Ato janë dëshmi ende të gjalla, për t`i treguar edhe Presidentit Topi: Po është e vërtetë që kjo është e pafalshme për të gjithë! Por, prej nga ka ardhur Presidenti ynë që, ashtu si edhe shtetarë të tjerë, deri tashmë nuk dinë asgjë ç`ka ndodh në territorin shqiptar, i cili përshkohet deri edhe në fshatin më të humbur brenda 24 orëve?! Thua, andej nuk bie asnjë rrugë para zgjedhjesh, apo Maçellara është e parëndësishme në vendimmarrje?! Djali në Levan dhe dy motrat në Maqellarë dëshmojnë forcërisht apatinë shoqërore, por, kryesisht degradimin e shtetit nga qeliza e tij; nga përfaqësuesi lokal e deri te vetë kreu i tij. Siç duket, shqiptarët dhe Presidenti i tyre do të kenë mundësi të tregojnë se, pavarësisht se jetojnë në kalendarin e Internetit, janë të vonuar për të shembur muret e errëta mentale, ato mure që nuk na lejojnë të shohim me qartësi për çfarë jemi, kush jemi…

Pse i bini ne qafe kot Presidentit….nuk eshte faji i Atij…mbase e keshillojne keq dhe i japin mend keshilltare qe nuk kuptojne asgje mbi njeriun….ne fakt Shefi i Kabinetit Presidencial, njeriu me i afert dhe keshilltari kryesor i Presidentit, qe nga viti 2005 e pergjate vitit 2009…ka qene i zene me numrimin e pleshtave e morrave ne 181 qen dhe 26 mace lesh-shkurtra. Rezultatet e ketij studimi te thelluar me rekomandimet perkatese, me autor te pare, Z. Xhaxhiu, shefin e kabinetit presidencial, jane botuar sefundi edhe ne nje reviste me fame internacionale: Parasitology Research (2009) 105:1577–1587 http://www.springerlink.com/content/u68g36p73601u564/
Nje tjeter sukses ky i kooperimit internacional e shkences shqiptare. Suksese te metejshme……. E pra lereni Presidentin te qete te ndjeke ndeshjet e futbollit, nuk eshte faji i atij per ato cfare flet…por faji i atyre qe i japin mend…e pastaj a nuk jemi fare te vecante : ne cilin vend te botes shefi i kabinetit te presidentit te nje vendi ka kohe te merret me numrimin e mizave, morrave e pleshtave qe besdisin qente e macet e Kombit……Rrofte Shqiperia..