KE: OK Shqipërisë për statusin e BE
Ambasadorët europianë: Po kërkesës së Shqipërisë për statusin kandidat. Komisioni Europian i ka hapur rrugë Shqipërisë për statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian. Përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian kanë rënë dakord për të pranuar kërkesën e Shqipërisë për statusin kandidat. Kështu me këtë vendim Komisioneri Rehn merr mandatin për të nisur përgatitjen e opinionit mbi gadishmërinë e Shqipërisë për këtë status i cili vendoset në këshillin e parë të ministrave europiane.
Komisioneri për zgjerim Oli Rehn deklaroi më herët se shpresonte se Komisioni do të mund të punonte mbi opinionin për aplikimin e Shqipërisë. Shqipëria dorëzoi kërkesën për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian në muajin prill dhe vendimi pozitiv i vendeve anëtare të BE-së për të pranuar kërkesën e saj është një shtysë për të realizuar standartet e kërkuar nga Bashkimi Europian.
Referuar nga Ora News

KOMENTET E FUNDIT: