Delijorgji: Gërdecin e caktoi Mediu
Delijorgji: Gërdecin e zgjodhi Ministria e Mbrojtjes. Në përpjekje për të shfajësuar klientin e tij Mihal Delijorgji, avokati Maks Haxhia drejtoi gishtin e përgjegjësisë për Gërdecin, në drejtim të Ministrisë së Mbrojtjes, kompanisë amerikane SAC dhe drejtuesit të saj Patrik Henry. Avokati Haxhia theksoi se Mihal Delijorgji nuk ka asnjë faj, ai ishte thjesht një biznesmen i kontaktuar për të marrë për skrap nga procesi i demilitarizimit, predha, gëzhoja dhe djegore. Me barutin, i cili shpërtheu dhe mendohet se solli katastrofën, shpegoi avokati, merrej kompania SAC dhe ajo nuk e kishte tërhequr sasinë qindra tonëshe pasi priste trajlera nga Izraeli për t’i transportuar më tej në Belgjikë.
Avokati shtoi edhe argumentin mbrojtës se nuk është Mihal Delijorgji që zgjodhi Gërdecin, nuk është Delijorgji që bëri tenderin për zgjedhjen e kompanisë që do merrej me demontimin. “Këto veprime i ka bërë Ministria e Mbrojtjes”, tha avokati. Delijorgji, -tha avokati- hyri për biznes, por katastrofa nuk ka lidhje as me të dhe as me kompaninë e tij Albademil.
Madje avokati bëri ironi me prokurorinë kur parashtroi pretendimet e tij. Sipas Haxhisë prokuroria duhej të merrte të pandehur ose Delijorgjin ose kompaninë dhe jo t’i vinte të dyja nën përgjegjësi sikurse ka bërë, sepse sipas avokatit kjo është e papranueshme juridikisht.
Referuar nga Top Channel

KOMENTET E FUNDIT: