Kalendari Pirelli 2010 - Edicioni 37
Disa shkrepje dhe foto backstage nga realizimi i Kalendarit Pirelli - edicioni i 37-të, një nga mitet botërore të zhanrit erotik-provokator që si çdo vit pritet me padurim nga fans-at anembanë botës, fanatikë e artdashës të ndryshëm. Libertas sjell për ju fotot e para, disa prej tyre të prapaskenave të realizimit të kalendarit, origjinale, pa censurë e pa përpunime grafike.
Koleksionit i shtohet edhe kalendari i vitit 2010…
Në Londër, në një ndërtesë të 800-ës, buzë lumit Tamigi, u prezantua kalendari i ri Pirelli, ai i vitit 2010. Ky edicion ka si kornizë një skenar fantastik brazilian, pas Kinës të përjetësuar nga fotografi Patrick Demarchelier në edicionin e vitit 2008 dhe Botswanës së edicionit 2009 kuadruar nga Peter Beard.
Sivjet, shkrepjet fotografike mbajnë firmën e fotografit amerikan Terry Richardson që njihet për stilin e tij trasgresiv, që ka sjellë një frymë erotike e provokatore me dozë edhe më të madhe se paraardhësit e tij.
“Një fotograf i madh kap momentin - deklaron Richardson - ndaj unë nuk përdor teknika speciale e aparatura efektesh.
Teknika ime është mungesa e teknikës: objektivi janë sytë e mi, karizma ime, aftësia ime që ta kap momentin e vërtetë, cilido qoftë ai, prerja e fotove, ngjyrat, drita, kanë qenë ngahera arti im”.
Modelet (11) e fotografuara vijnë nga gjithë bota (Australia, Hungaria, Serbia, Britania e Madhe, Brazili). Bie në sy mungesa e modeleve italiane…
























KOMENTET E FUNDIT: