SHBA-ja shpiku AH1N1 dhe vaksinën
Alarmi i ministres finlandeze të Shëndetësisë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë për qëllim ta zvogëlojnë popullsinë botërore deri në dy të tretat e saj në mënyrë të heshtur, dhe për këtë ato shpikën të ashtuquajturën “epidemi botërore e gripit të derrit”. Denoncimi i guximshëm është bërë publik nga ministrja finlandeze e Shëndetësisë, e cila ka shtuat më tej se në kurriz të kësaj epidemie SHBA-ja është duke përfituar edhe miliarda dollarë. “SHBA-ja e ka detyruar Organizatën Botërore të Shëndetësisë të shpikë epideminë “Gripi i derrit”, si e shkallës fatale, për të organizuar më pas vaksinimin e detyrueshëm e jo vullnetar të njerëzve”, - ka pohuar më pas zyrtarja e lartë e Finlandës. Duke e vijuar argumentimin e saj se marrja e kësaj vaksine ka një rrezik të madh për kategoritë, të cilave ajo iu imponohet, si gratë shtatzëna dhe fëmijët, pasi paraqet mundësi për shfaqje steriliteti pas disa vitesh, kancer e madje edhe sëmundje të tjera vdekjeprurëse. Në këtë mënyrë, ajo ngre alarmin, duke pohuar se kjo vaksinë rrezikon seriozisht gjeneratën e re njerëzore, duke bërë apel që askush të mos e marrë atë. “Qeveria jonë finlandeze nuk e pranoi klasifikimin e sëmundjes së gripit të derrit si një epidemi, por e kategorizoi atë si të rëndomtë, andaj nuk e detyron asnjë njeri që të vaksinohet”, - tha ajo, duke nënvizuar hipotezën se ajo paraqet efekte anësore që mund të shfaqen pas 1, 5 apo deri 20 vjet me sëmundje vdekjeprurëse. “Më e rëndësishmja është se Amerika i ka liruar prodhuesit nga çdo përgjegjësi, që mund të vijë si pasojë e këtyre vaksinave, dhe ky është një tregues serioz për qëllimet që fshihen pas saj”, - përfundon denoncimi publik i ministres finlandeze të Shëndetësisë, lidhur me një fakt të tillë.

KOMENTET E FUNDIT: