Itali, grushta Berluskonit
Itali, grushta Berluskonit - Kryeministri italian Silvio Berluskoni është goditur në mbrëmjen e së dielës në sheshin Duomo në Milano nga një person 42 vjeçar. Berluskoni goditet nga një send i fortë dhe më pas menjëherë me grusht, në befasi, në fytyrë gjatë kalimit të tij në shesh në momentin kur po përshëndeste edhe mbështetësit e tij. Mes fansave të tij ndodhej i infiltruar edhe agresori, Masimo Tartalja, një shtetas italian me precedentë penalë vetëm për heqje të patentës për ngarje të rrezikshme të makinës. Menjëherë pas ngjarjes, kryeministri Berluskoni, i gjakosur në fytyrë është transportuar në spitalin e San Rafaele, ndërsa agresori i tij është ndaluar prej karabinierëve dhe po merret në pyetje.
Masimo Tartalja, ose i njohur mbrëmjen e së dielës si agresori i kryeministrit Silvio Berluskoni në Itali, sipas autoriteteve italiane është një person me probleme mendore.
Sipas mediave italiane, që citojnë edhe burimet policore, Tartalja rezulton prej 10 vjetësh në një kurim intentensiv mendor në Poliklinikën e Milanos dhe njihej si një person me paqëndrueshmëri mendore.

KOMENTET E FUNDIT: