Gripi i derrave, shtohen viktimat
Regjistrohet viktima e pestë e gripit A/H1N1 në Shqipëri. Viktima është një grua shtatzënë, e cila është ndarë nga jeta pasditen e djeshme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Burime zyrtare spitalore kanë bërë të ditur se e sëmura ishte në gjendje shtatzënie, ndërsa ishte prekur nga virusi A/H1N1. Gruaja trajtohej prej disa ditësh me mjekim intensiv, por gjendja e shtatzënisë e ka vështirësuar akoma më shumë shëndetin e saj. Ky është rasti i pestë i personave që vdesin nga gripi i derrit në Shqipëri. Rasti i parë ishte një 57-vjeçar nga Sukthi i Durrësit. Viktima e dytë ishte një grua në moshën 57-vjeçare nga Shkodra. Po në këtë qytet u shënua viktima e tretë, një burrë 53-vjeçar. Ndërsa viktima e katër ishte një emigrant 32-vjeçar nga Vlora, i kthyer në familje pak ditë më parë.

KOMENTET E FUNDIT: